Sensibiliteti dhe ekspresiviteti i Petrit Çekut ka tërhequr vëmendjen e
audiencave në gjithë botën. Ai u paraqit me recitale solistike në mbare Europën
dhe Amerikën Veriore si dhe në koncerte nën përcjelljen e orkestrave simfonike
si Allentown Symphony, Baltimore Symphony, Orkestra Kamertale e
Filharmonisë Çeke, Orkestra Shtetërore e Hermitazhit të St. Petersburgut dhe
Filharmonia e Zagrebit. Ai gjithashtu ka kolaborim të vazhdueshëm me
ansamblin e famshëm kamertal Solistët e Zagrebit dhe është anëtar themelues i
trios kitaristike Elogio.
I cilësuar nga kritiku i kitares Colin Cooper si “solist i aftësive më të larta”, Çeku
ka fituar 9 çmime të para në garat ndërkombëtare kitaristike, përfshi edhe
Parkening Competition në Malibu, SHBA (2012). Ai gjithashtu fitoi në Schadt
Competition në Allentown, SHBA (2011), Maurizio Biasini në Bologna, Itali
(2011), si dhe Pittaluga Competition në Alessandria të Italisë (2007).
I lindur në Prizren, Çeku filloi edukimin muzikor në klasën e Luan Sapunxhiut.
Në vitin 2002 u bart në Zagreb, ku u ftua që të vijiojë studimet Xhevdet
Sahatçiun. Në vitin 2008, Çeku diplomoi në Akademinë e muzikës në Zagreb,
në klasën e Darko Petrinjakut. Në vitet 2009-2013, duke realizuar ëndrrën e tij,
ai rafinoi zanatin me kitaristin e famshëm Manuel Barrueco në Konzervatorin
Peabody në Baltimore, SHBA.
I konsideruar ndër kitaristët më të mirë të gjeneratës së tij, inçizimi i parë i Petrit
Çekut u lansua në vitin 2008 nën etikën amerikane Naxos. Po atë vit ai mori
çmimin vjetor “Artisti i ri më i mirë” nga Filharmonia e Zagrebit. Inçizimi i tij i të
gjitha Suiatave për violonçel të Johann Sebastian Bachut, të aranzhuara nga
Valter Deshpalli, do te publikohet në pranverë 2016 nën etiketën spanjolle
Eudora Records.
Petrit Çeku luan në kitarën e ndërtuesit Ross Gutmeier.